Policia e Shkodrës ka sekuestruar rreth 10 kilogramë kanabis, ndërsa ka vënë në pranga 3 persona.

Ata po udhëtonin me një mjet në aksin Shkodër-Muriqan.

Policia është vënë në ndjekje të tyre.

Sapo kanë kuptuar se ishin pikasur nga policia, trafikantët kanë shtuar shpejtësinë, por drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga pranë vendit të quajtur Zues.

Policia ndaloi tre transportuesit e drogës.

Tv Klan