ddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddd

Policia e Berlinit ka arrestuar të enjten 3 persona të dyshuar se kishin lidhje me të ashtuquajturin Shteti Islamik. Sipas të përditshmes gjermane “Tagesspigel”, të arrestuarit po programonin sulme terroriste pranë Murit të Berlinit dhe një nga shënjestrat ishte Checkpoint Charlie, pika e kalimit në Murin e Berlinit e kthyer në një vend të dashur për turistët.

“Tagesspigel” shkruan gjithashtu se sulmi ishte porositur nga Siria, nga e njejta celulë e ISIS që kreu masakrën e Parisit më 13 nëntor.

Zyrtarët e policisë berlineze njoftuan se u zhvillua një operacion i gjerë, ndërsa një nga të arrestuarit ishte strehuar në qendrat e refugjatëve në një qytezë rreth 80 km larg Këlnit. Të njejtat burime bënë më dije se ai ishte formuar ushtarakisht në Siri dhe për të kishte një urdhër arresti në vendlindjen e tij, në Algjeri. Personi tjetër u arrestua në kryeqytetin gjerman për falsifikim dokumentash. Autoritetet gjermane janë në gjendje alarmi, veçanërisht në Landin Renanie Nord-Vestfali, ku do të zhvillohet sezoni i karnavaleve dhe pritet të ketë pjesmarrës të shumtë.