Katër kultivues kanabisi janë arrestuar nga Policia e Dibrës, të cilët kishin mbjellë 55 bimë narkotike në fshatin Kalivaç. Ata janë Petrit Dishi 28 vjeç, Rexhep Dishi 59 vjeç, Roland Dishi 21 vjeç dhe Selman Dishi 50 vjeç.

Bashkë me ta u arrestua edhe kryeplaku i fshatit Kalivaç, Bashkim Nelaj, i cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre pasi nuk ka njoftuar autoritetet për kultivimin e drogës.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të policisë në të gjithë vendin për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

/tvklan.al