Policia e Këlcyrës ka arrestuar katër të rinj, pasi kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Limar.

Në pranga kanë rënë Ervin Kano, 26 vjeç, Ilmi Çaça, 19 vjeç, Besjon Liçaj, 24 vjeç, dhe Anest Meshini, 19 vjeç, të katërt banues në fshatin Limar, Këlcyrë.

Ndalimi i këtyre personave u bë pasi, ditën enjte në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar  të vidhnin banesën e bashkëfshatarit të tyre me inicialet T.K.

Gjithashtu gjatë kontrollit në stanin e Ervin Kano, policia gjeti një armë zjarri, model 63, si dhe një krehër me një fishek./tvklan.al