Kosovë – Policia e Kosovës arrestoi paraditen e sotme 6 zyrtarë të Lëvizjes Vetëvvendsoje, të cilët akuzohen se kanë lidhje me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, më datë 4 gusht. Përmes një komunikate për shtyp, policia e Kosovës njoftoi se në bashkëpunim me prokurorinë speciale, arriti të identifikojë këta persona, të cilët planifikuan, organizuan dhe ekzekutuan sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, si edhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij akti.

Mediat kosovare shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë zbatimit të urdhër-arrestit ndaj 6 aktivistëve të Vetëvendosjes, u sekuestruan gjashtë armë zjarri, 3 pushkë automatike, 2 revole, 1 karabinë, municion, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me sulmin ndaj Kuvendit.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se për të arrestuarit u caktua masa e ndalimit prej 48 orëve.

Tv Klan