Policia e Greqisë ka arrestuar 8 persona, mes të cilëve 6 serbë për vrasjen e turistit amerikan Bakari Henderson, i cili ishte rrahur për vdekje në një përleshje në një restorant në ishullin Zakynthos.

Të tetë personat janë të dyshuar se e kanë rrahur për vdekje 22 vjeçarin, afrikano-amerikan, dy ditë më parë.

Policia tha se Henderson ishte me shoqërinë e tij kur u ngacmuan nga grupi i serbëve.

Autoritetet thanë se të dy grupet kishin konsumuar alkool. Amerikani ishte goditur në kokë me sende të forta dhe u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve. /tvklan.al