Policia e Përmetit ka arrestuar të premten tre adoleshentë, të cilët në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer tri vjedhje, në mesin e të cilave është edhe një shkollë.

Në një komunikatë për shtyp, policia tha se janë arrestuar personat me inicialet E. H., R. D. dhe F. J., të tre 16-vjeçar, banues në Përmet.

Të rinjtë akuzohen për “vjedhje e kryer në bashkëpunim” pasi në datat 28 Korrit dhe 20 Shtator të 2015 -ës, kanë vjedhur mjete kancelarie dhe kompjuter në sallën e mësuesve në shkollën e mesme “Sami Frashëri” të Përmetit.

Ndërsa në datën 10 Janar të këtij viti në banesën e A.S, banues në lagjen “Partizani”, po në Përmet, kanë vjedhur një çifte. /tvklan.al