Është shoqëruar me përplasje fizike, përpjekja e policisë kosovare për të arrestuar Albin Kurtin dhe dy deputetet e tjera të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi të enjten ndaj tyre urdhër-arrestet, pasi nuk u paraqitën për të dëshmuar për akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e parlamentit, legjislaturën e kaluar.

Deputetët u ndaluan teksa hynin në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e të enjtes. Por forcat e rendit u përballën fizikisht me mbështetës dhe deputetë të Vetëvendosjes, mes të cilëve edhe me kryetarin Visar Ymeri. Arrestimin e deputetëve e konsideroi si politik.  

Në shenjë proteste, grupi parlamentar i Vetëvendosjes braktisi seancën e pyetje-përgjigjeve ndaj kryeministrit Haradinaj. Gjykata Themelore e Prishtinës ka ngritur akuza ndaj disa deputetëve të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, legjislaturën e kaluar kur diskutohej demarkacioni kufitar me Malin e Zi dhe bashkësisë së komunave serbe të Kosovës.

Tv Klan

https://www.facebook.com/evropaelire/videos/10156012273732249/