Policia e Tiranës arreston dy autorët e vrasjes së dyfishtë, ndodhur në afësi të Lulishtes 1 Maji, mbrëmjen e të enjtes. Në pranga kanë rënë Sael Sulaj, 20 – vjeç dhe Vasiel Çavo, 23 – vjeç. Sipas Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, dy rinjtë kanë qëlluar mbi makinën BMW, ku mbetën të vdekur Aurora Oskian dhe Kevin Rugova, si dhe u plagos Elvis Gaçaj.

Ervin Hodo – Drejtor i Policisë, Tiranë: Rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatik kallshnikov dhe pistoletë TT pasi kanë pikasur automjetin e BMW, të shtetasit Elvis Gaçaj, të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 Maji, janë fshehur në brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuar për veprën penale. Pas disa minutash, kur në makinë kanë hyrë Elvis Gaçaj dhe pasagjerët e tjerë , kanë qëlluar në drejtim të makinës, dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt lumit të Lanës, ku edhe kanë hedhur dhe armët e krimit.

Hodaj ka zbardhur zyrtarish motivin e ngjarjes.

Ervin Hodo – Drejtor i Policisë, TiranëMotivi i ngjarjes ka qenë konfikti i autorëve të dyshuar me të plagosurin Elvis Gaçaj, në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike. 

Mësohet se dy të rinjtë kanë pranur autorësinë e krimit. Burime sqarojnë se me kallashnikov drejt automjetit ka qëlluar 20 – vjeçari, Sael Sula, i cili ka qënë i pozicionuar në shesh pushimin e katit të dytë, vetëm 15 metra larg nga makina.

Ndërsa 23 – vjeçari Çavo ka qënë vendosur në një hyrje tjetër, nga ku ka qëlluar me një pistoletë TT. Pas kësaj dy autorët janë larguar në drejtime të ndryshme, por armët i kanë hedhur të dy në lumin e Lanës.

Edhe i plagosuri Gaçaj është zyrtarisht i arrestuar. Gjatë kontrolleve në banesën e tij iu gjetën 5 gramë kokainë dhe një peshore.

Tv Klan