doshiiVetëm pak orë pasi parlamenti u hoqi imunitetin, arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Policia e shtetit ka ekzekutuar urdhërin e prokurorisë për ndalimin e dy deputetëve të zgjedhur në qarkun e shkodërs. Aksioni është zhvilluar rreth orës 17.00 të së enjtes dhe ka qenë i njëkohshëm për ndalimin e dy deputetëve. Deputeti Kristian demokrat Mark Frroku është ndaluar në këtë lokal të pronësi të familjes së tij.

Nd137rsa Tom Doshi ka qenë në shtëpinë e tij kur mbërritën efektivët e policisë të forcave RENEA.

10 minuta më pas mbërriti aty avokati Vladimir Mece.

Për më shumë se 40 minuta të gjithë kanë qëndruar brenda ambienteve të banesës së deputetit Doshi në zonën e ish-Profarmës në kryeqytet.

Në këto momente është kryer edhe kontrolli i banesës së tij. Kur po kryheshin procedurat Doshi gjeti kohën të bëjë një koment në rrjetet sociale ku shkruajti se ka thene te verteten per porosine e vrasjes ndaj tij nga Kryetari I Kuvendit.

“Nuk me vrane dot, dhe tani po perpiqen te me burgosin politikisht.” – shkroi Doshi në profilin e tij. Pas kontrollit dhe kryerjes së procedurave Doshi ka lënë shtëpinë rreth orës 17.15 minuta.

Ai është shoqëruar për në ambientet e policisë së Tiranës me, një automjet tip Benz.

Në këto ambiente kanë mbërritur sërish avokatët e tij që konsideruan ndalimin si masë ekstreme dhe duke njoftuar se që ditën e premte do të kerkojnë nga Gjykata e Lartë lirimin urgjent tw klientëve tw tyre.

Në kodin penal përcaktohet qartë se brenda 48 orëve prokuroria duhet të kërkojë nga Gjyakat e Lartë vlerësimin e masës së sigurisë. Nuk dihet çfarë mase do të kërkojë prokuroria dhe cili do të jetë vendimi i gjykatës për këtë çështje.

Tv Klan