Vetëm pak orë pasi parlamenti u hoqi imunitetin, arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Policia e shtetit ka ekzekutuar urdhërin e prokurorisë për ndalimin e dy deputetëve të zgjedhur në qarkun e shkodërs. Aksioni është zhvilluar rreth orës 17.00 të së enjtes dhe ka qenë i njëkohshëm për ndalimin e dy deputetëve. Deputeti Kristian demokrat Mark Frroku është ndaluar në këtë lokal të pronësi të familjes së tij.