Dy shtetas iranianë janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohen se kanë ndihmuar pesë persona, edhe këta iranianë, që të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Hamed Rostami 26 vjeç dhe Shahab Foroozandeh 40 vjeç, dyshohen se kanë bërë të mundur nisjen drejt Gjermanisë të iranianëve me iniciale Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A. kundrejt 2500 eurove.  

Ata ishin të pajisur me leje kalimi dhe po dilnin nga Shqipëria. Nga hetimet ka rezultuar se iranianët  kishin ardhur nga Teherani dhe kishin jetuar në një banesë të marrë me qera në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë. Sjelljen dhe akomodimin e tyre e e kishin siguruar dy të arrestuarit.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/tvklan.al