Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Madrid. Në pak muaj ata kishin vjedhur rreth 12 banesa në lagjet e shtrenjta. Sipas mediave, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 25 dhe 30 vjeç.

Ata i mbanin nën vazhdim për një farë kohe pronarët, duke studiuar lëvizjet e tyre dhe më pas vepronin rreth orës 7- 10.

Zgjidhnin zakonisht vilat e shtrenjta e pasi kalonin murin rrethues nga dritarja e katit të parë futeshin brenda për të marrë sende me vlerë dhe para.

Ka qenë dëshmia e një pronari ajo që ka identifikuar dy shqiptarët ndërsa i kishin vjedhur 15 mijë euro stoli./ tvklan.al