Dy vëllezër shqiptarë dhe një italian kanë rënë në pranga të policisë, pasi akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.

Gjatë një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike, policia e Ferrarës ka identifikuar dhe arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, vëllain e tij 30 vjeç, si dhe një 48-vjeçar italian, të tre banues në Ferrara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 200 gram lëndë narkotike të llojit kokainë.

Më pas kontrolli i policisë ka vijuar edhe në banesën e tyre ku është gjetur sasi kokaine, materiale për paketimin e dozave dhe disa mijëra euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./tvklan.al