Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Durrësit. Rreth orës 10:00, të mëngjesit të sotëm në Shenavlash, tregu i makinave, ata kanë goditur me thikë një 23-vjeçar.

Policia thotë se gjithçka ka nisur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri është në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia pasi ka mbledhur dëshmitë të vendngjarje ka arritur të identifikojë dhe më pas të arrestojë dy vëllezërit: E. C. 17 vjeç dhe A.C. 15 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe thika./ tvklan.al