Dy vajzat që shihni në këto foto janë dy adoleshente 18-vjeçare të arrestuara nga policia e Tiranës për vjedhje të ndryshme në rrugët dhe urbanët e kryeqytetit.

Evangjelina Lila dhe Anxhela Blakcori, prej kohësh ishin kthyer në makth për qytetarë të ndryshëm.

Kjo për shkak të vjedhjeve që ato kryenin kryesisht celularë, apo kuleta në xhepat e udhëtarëve në autobusë në zona të ndryshme të Tiranës.

Në disa raste ato nuk kanë nguruar të përdorin edhe kërcënimin me thikë për të marrë, çantat, paratë dhe sende me vlerë kryesisht nga gra dhe vajza.

Të dy adoleshentet 18 vjeçare u arrestuan nga komisariati i policisë nr.3, pas një hetimi disa mujor ndaj tyre.

Oficerët e policisë zbuluan se gjatë vjedhjeve njëra prej vajzave ruante, kryente vjedhjen.

Pre e goditjes së dyshes kanë rënë edhe klientë në lokale të ndryshme, të cilët kishin vënë re se celularët e tyre ishin zhdukur, ndërsa i kishin lënë në karkim.

Tv Klan