7 persona janë arrestuar e ndaluar nga Policia e Tiranës, përgjatë 24 orëve të fundit. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Kështu, të enjten u kap dhe ndalua 41 – vjeçari M.B, banues në Tiranë. Për të Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest burg”, për veprat penale “

Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” në bashkëpunim, “Kultivimit i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

U ndalua A. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka dërguar Urdhrin e ndalimit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

U kap e ndalua 52-vjeçarja në kërkim, N. G., banuese në Tiranë. Gruaja, sipas policisë ishte e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrim”, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin penal të Gjykatës së Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burgim.

U arrestuan në flagrancë K. Z. dhe S. K., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), 19 vjeç e 24 vjeç, banues në Bilisht e Kuçovë. Rreth orës 02:30, në rrugën “Hysen Xhura”, ata kanë tentuar të vjedhin një lokalin e një 45-vjeçari (K.Q). Atyre iu sekuestruan mjeti “Pezho”, i marrë me qera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Nga veprimet e kryera rezultoi se, këta shtetas dyshohet se janë autor të ngjarjes në rrugën “Ramazan Bogdani”, ku është vjedhur banesa e A. G. 

U arrestua në flagrancë A. S., 45 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi rrugën “Qemal Stafa”, në një lokal në pronësi të tij, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. 

Ervis R., 25 vjeç, banues në Kavajë. Ai u arrestuar nga Policia Rrugore pasi rreth orës 15:30, te Pompa e ujit, në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin triçikël, tip “CDI Elektrik Starter”, pa targë.

Roland Rr., 33 vjeç, banues në Kavajë, pasi rreth orës 14:15, po tek Pompa e ujit, në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motor të modifikuar me karroceri, pa targë./tvklan.al