Grabitje bankash të maskuar si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë sjellin në kujtesë skenat e filmit “Point Break”, me protagonistë Patrick Swayze dhe Keanu Reeves, që mbanin maska të presidentëve të ndryshëm amerikane.

Por në fakt dy vëllezër italianë, të cilët të maskuar si Donald Trump ishin kthyer në makthin e autoriteteve italiane, pasi kishin kryer dhjetëra grabitje në banka e bankomate në rajonin e Piemontit, në veri të Italisë.

Vittorio dhe Ivan Laforé, u arrestuan në rrethinat e Torinos. Ata përdornin makina të vjedhura për kryerjen e grabitjeve. Vëllezërit lyenin automjetin pas çdo grabitjeje, duke vështirësuar punën e policisë për kapjen e tyre. Një teknikë kjo e huazuar nga një tjetër film hollivudian, “The Jackal”, me protagonistë Bruce Willis dhe Richard Gere.

Tv Klan