Policia-GramshPolicia e Fierit arrestoi ish-Drejtorin e Pyjores Shkëlqim Jaupaj dhe 7 ish-zyrtarë të këtij institucioni pasi kanë lejuar ndërtimin e 15 objekteve në zonën e pyllit të Semanit dhe Porosë, duke dëmtuar pyllin. Sektori Kundër Krimit Ekonomik ka vlerësuar se dëmi i shkaktuar nga prerja e pyjeve kap vlerën e 190 milionë lekëve. Zyrtarët e tjerë të arrestuar janë: Nikollaq Zisi, Aleksandër Dhima, Agur Vrenozi, Ervin Nuredini, Astrit Kajolli, Rrahim Lushaku, Ferdi Merkaj.

Tv Klan