Dy maqedonas kanë përfunduar në prangat e policisë, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Metodi Maraichkov, 40 vjeç dhe Ljubica Zucovikj, 40 vjeçe, u ndaluan në dalje të Republikës së Shqipërisë në Qafë Thanë. Ata ishin pasagjerë në një autobus me targa GV945BM, që kishte si destinacion Maqedoninë.

Nga kontrolli i ushtruar në valixhen personale të Maraichkov, policia gjeti 4 pako me kanabis, me peshë totale 1 kilogramë e 150 gramë.

Në një tjetër operacion të zhvilluar në Derven të Krujës, policia arrestoi 22 vjeçarin Aurel Markaj. Gjatë kontrollit në banesë, të riut iu gjetën 3.7 kilogramë kanabis./tvklan.al