Një 15-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit është arrestuar si i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Ai është me iniciale S.Th. nga Durrësi. Ky i fundit, më datë 4 Tetor në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin Gj.Sh. që është në kërkim, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit 29-vjeçarin me iniciale J.B.

Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Vrasja në rrethane të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /

tvklan.al