Autoritetet policore në Vlorë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 persona, të cilët paraditen e së mërkurës plagosën me armë një 30-vjeçar. Ngjarja në fjalë ndodhi në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë, autorët e kësaj ngjarjeje janë N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë, G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë dhe M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe.

Ndërkohë, prangave të policisë nuk i ka shpëtuar as Eraldo.L. (D)., 30 vjeçari nga Llakatundi. Në njoftimin e saj zyrtar, policia e Vlorës sqaron se i riu, i cili mbeti i plagosur me një plumb në këmbë, u arrestua pasi gjatë kontrollit në makinën e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Policia sekuestroi në total një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bimë narkotike kanabisi dhe 2 automjete,”Porsche” e ”Range Rover”.

Puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje vijon.

/tvklan.al