Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës. Në pranga ka përfunduar Shefqet Gjoni. Ai është arrestuar pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me kosore bari, 58-vjeçarin A.M.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Plug. 58-vjeçari është në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën. Mbi 65-vjeçarin Shefqet Gjoni rëndon akuza “plagosje e rëndë me dashje”.

/tvklan.al