minieraaArrestohet administratori i minierës së kromit në Bater të Martaneshit ku mëngjesin e sotëm humbën hetën dy minatorë. Shemsi Ballabani u ndalua për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë.

Trupat e pajetë të dy minatorëve u nxorrën pas tre orë përpjekje në galerinë e vdekjes. Xhemal Sela babai i pesë fëmijëve dhe Denaid Barçi prindi i një djali, të dy nga Komsia e Burrelit nuk kishin shumë kohë të punësuar në këtë minierë e cila shfrytëzohej nga një firmë private.

Minatori 53 vjeçar dhe vagonisti 35 vjeç, po ngarkonin kromin në thellësi të minierës, kur një shkemb i zuri poshtë. Pesë kolegët e tyre shpëtuan.

Zyrtarisht nuk ka një version mbi shkaqet e ngjarjes, por në shumtën e rasteve, në aksidente të tilla të ndodhura më parë, ka rezultuar, se shkak është mungesa e kushteve të sigurisë.

Në fund të korrikut u shemb edhe një tunel ne hidrocentralin e Qafë Mollës, në Rreshen, duke u shkaktuar vdekjen 3 punëtorëve, 2 shqiptarë dhe një turk.

 

TV KLAN