Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes në tentativë grabitjeje të një argjendari ditën e djeshme në kryeqytet.

Në pranga ka përfunduar 28-vjeçari A. N., banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Vjedhje”, “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik” dhe “Moskallzim krimi”.

Ditën e hënë rreth orës 10:00 ai plagosi argjendarin Vangjush T. Kashara, 28 – vjeç. Kashara ndodhej i vetëm në argjendari kur një person hyri me pistoletë në dorë dhe kërkoi paratë e bizhuteritë.

Pronari i argjendarisë refuzoi dhe u konfrontua fizikisht me të. Për të shpëtuar, agresori qëlloi dy herë me pistoletë.

Njëri nga plumbat e kapi 28 – vjeçarin në krah, ndërsa grabitësi u largua me vrap mes pallateve, duke humbur gjurmët.

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore, Kashara i tregoi policisë versionin e ngjarjes.

Ai dha edhe detaje për grabitësin, duke e përshkruar si një bashkëmoshatar të tij rreth 1.60 centimetër.

Mbante veshur rroba të bardha.

Grabitësi i arrestuar tanimë i riu do të përballet me akuzat për “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”./tvklan.al

 

https://www.youtube.com//embed/8GblSMdHM2U