Një avokat ka rënë në pranga të policisë së Tiranës. Gjatë operacionit të koduar “Smile 5” është arrestuar Kujtim Ibraj.

Avokatit i janë vënë prangat pasi mbi të rëndojnë akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit aktiv.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Ibraj i ka premtuar një shtetasi tjetër për ta vendosur në punë tek Fizika Bërthamore.

Në këmbim të kësaj i ka marrë 5 mijë euro.  Arrestimi i 44-vjeçarit është bërë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës.

/tvklan.al