Avokati i Gjin Marku nga Mamurrasi u arrestua mbrëmjen e të martës nga Drejtoria e Antikrimit Ekonomik, me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike.

Sipas burimeve të Policisë, Marku 51-vjeçar, i kishte premtuar një klienti në Shkodër se kundrejt shumës prej 3 mijë euorsh, do t’i mbyllte një çështje në Gjykatën e Apelit.

Klienti emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dënuar në shkallën e parë në Shkodër me akuzën e kultivimit të Kanabist.

Ndërkaq pas veprimeve të kryera është konstatuar se gjyqtari, nuk ndryshoi masën e dënimit duke e lënë atë në fuqi./ TV KLAN