Tiranë-Një avokat ka rënë në pranga të policisë së Tiranës. 66-vjeçari Preng Lleshaj është arrestuar nga efektivët e policisë së komisariatit numër 3.

Ndaj tij, Prokuroria e Lezhës kishte urdhëruar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest më burg” .

Avokati akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

/tvklan.al