Arrestohet nga policia e Elbasanit, vëllai i ish- deputetit të PS-së dhe pronari i restorant Skampinit, në zonën e Kalasë së Elbasanit.

Edmond Stafa, është vëllai i ish- deputetit socialist Bukurosh Stafa për qarkun e Elbasanit në periudhën 2005- 2009. Ai u arrestua mbrëmjen e të enjtes, nga policia lokale, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Për të kishte një urdhër kërkimi nga Interpoli, për llogari të autoriteteve italiane.

Biznesmeni i njohur rezultonte i dënuar në Itali me 10 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe të organizatës kriminale. Për të pritet të nisë një proces për ekstradimin në drejtim të Italisë, ku duhet të vuajë edhe dënimin e dhënë ndaj tij./Tv Klan