Policia e Durrësit ka arrestuar biznesmenin Enver Shala. 49-vjeçari ishte në këkrim që prej datës 17 shkurt. Në ktë ditë në nj pallat në pronësi të tij tek shkëmbi i Kavajës janë shembur tre katet e fundit.

Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike , të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi.

Po në këtë pallat disa ditë më pas djali i tij gjeti të vendosur gjashtë kallëpe me tritol, në katin e 18.

Pasi shkoi policia zbuloi se në dy kollonat e betonit në katin e 18-të (të pa përfunduar) gjendeshin të vendosura nga 3 kallëpe, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Dy vite më parë Shala si dhe një zyrtar i INUV u arrestuan për ndërtim të paligjshëm në qendër të Durrësit, por që më pas u lirua nga gjykata./ tvklan.al