Një çift shqiptarësh u arrestuan nga policia italiane në Milano pasi gjatë kontrollit të kryer në makinën e tyre BMW X5, karabinierët gjetën 30 kg kokainë.

Çifti i shqiptarëve u ndalua nga karabinierët për kontroll rutinë. Por efektivët me uniformë nisën të dyshonin pasi vunë re ndryshim të sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Gruaja 37-vjeçare dhe burri, nisën të jepnin përgjigje të dyshimta karabinerëve, çka shtynë këta të fundit të kryenin kontrollin.

Mediat italiane nuk japin identitetin e dy të arrestuarve, të cilët janë izoluar në një stacion të karabinierisë së Milanos. Gjatë kontrollit të çantës së gruas u gjetën 1700 euro, për të cilat ajo nuk pati ndonjë argument justifikues.

Pas shoqërimit në një stacion policie, u vendos kontrolli i mjetit të tyre. Menjëherë ndaj çiftit shqiptar u mor masa e arrestit në flagrancë, ndërsa hetimet po vijojnë më tej mbi prejardhjen dhe destinacionin e kokainës./Tv Klan