U bë protagonist pak ditë më parë në studion e Klan Kosovës, për një përplasje fizike me deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

Por sot, Milaim Zeka përfundon në pranga për një tjetër akuzë. Deputeti i Nismës, u arrestua këtë të hënë nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani, për 920 persona.

Sipas mediave në Kosovë, Zeka akuzohet se përmes një agjencie u premtonte qytetarëve punësim të ligjshëm në Gjermani, në këmbim të shumave të konsiderueshme që arrinin deri në 3500 euro.

Prokuroria ka nisur hetimet rreth kësaj skeme mashtrimi, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë. Zeka akuzohet nga autoritetet kosovare për veprat penale të mashtrimit dhe shmangies së të ardhurave.

Tv Klan