Një ditë pas aksidentit është vënë në pranga 20-vjeçari Kevi Bardhi, djali i kryebashkiakut të Laçit.

Ai ishte larguar dje nga vendi i ngjarjes, ndërsa në rrethana ende të paqarta goditi me makinë mjetin e patrullës së policisë dhe një tjetër mjet të ndaluar në rrugë.

Nga ky aksident u plagos rëndë një punonjës policie dhe dy pasagjerë që ndodheshin me Bardhin në të njëjtin “Benz”. Pritet që policia të japë të dhëna të tjera për arrestimin dhe akuzat ndaj tij. /tvklan.al

 

Lajmi në përditësim…