Drejtori i një shkolle në Kuçovë është arrestuar nga policia. Ajaz Ajazi, 63 vjeç është arrestuar pas denoncimit në polici nga tre nxënëse.

Sipas kallëzimit vajzat kanë thënë se Ajaz Ajazi, njëherësh dhe mësues gjeografie në shkollën 9-vjeçare i kishte ngacmuar seksualisht.

Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur gjatë 3 muajve të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Vepra të turpshme’’ dhe ‘’Ngacmim seksual’’./tvklan.al