Një e moshuar është arrestuar nga policia e Krujës. Efektivët kishin marrë informacione në rrugë operative, se 61-vjeçarja Ahmedie Krashi mbante armë pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një pushkë, model 56 dhe 6 copë fishekë.

61-vjeçarja Ahmedie Krashi ka qenë e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje për të cilën aktualisht ndodhet i arrestuar djali i saj.

E moshuara tani akuzohet për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /tvklan.al