14 ditë pasi ishte shpallur në kërkim më në fund është arrestuar.  20-vjeçari Bajram Kallmacaku është arrestuar në Tiranë, ndërsa policia e Durrësit e kërkon si autorin e disa grabitjeve të karburanteve.

Policia e Durrësit thotë se në datën 9 janar rreth orës 01:30 në rrugën nacionale Tiranë – Durrës në afërsi të mbikalimit të “Fllakës”, dyshohet se në bashkëpunim me Klajdi Pupa e Florian Thana ka kryer grabitjen me dhunë të një pike karburanti.

Tre të rinjtë kanë marrë shumën monetare prej 65.000 lekë.  /tvklan.al