Hetuesit rusë kanë arrestuar në flagrancë  Guvernatorin Nikita Belykh, i cili sipas tyre ka pranuar të marrë 400 mijë euro ryfshet.

Guvernatori i Kirovit Nikita Belykh është kapur në një restorant në Moskë.

Hetuesit kanë postuar një foto e cila tregon Guvernatorin në një tavolinë me para.

Komisioni Hetimor Rus tha se ai është i dyshuar për pranimin e parave personalisht dhe nëpërmjet një ndërmjetësi, në këmbim për të mbrojtur biznesin e dyshimtë për investime në rajon.

Guvernatori Belykh nuk ka bërë asnjë koment publik në lidhje me arrestimin e tij.

Nikita Belykh bëhet i treti guvernator që kapet me “një ryfshet të madh”në Rusi./TvKlan.al