Drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Korçës për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve të Prokurorisë, ekzistojnë prova shkencore që Drejtori i Ujësjellësit e ka kanosur me armë  militantin e PD dhe madje ka qëlluar në drejtim të 52 – vjeçarit, Zylyftar Byreku.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije se dëshmitarët e pranishëm në lokal kanë mohuar që Drejtori i Ujësjellësit të kishte pasur armë dhe ta kishte përdorur atë.

Ndonëse lokali ka qenë i pajisur me kamera sigurie nuk janë gjetur rregjistrime që mund të hidhnin dritë mbi ngjarjen. Drejtori i Ujësjellësit të Ersekës u kallëzua të shtunën nga një 52 – vjeçar për kërcënim me armë, pas një debati për motive politike.

Tv Klan