Në Durrës është arrestuar një 42-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane për 6 vepra penale, për të cilat është dënuar me 9 vite e 7 muaj e 22 ditë burg nga Gjykata e Genovës në 21 shkurt 2014.

Ai është Durim Keçi nga Shijaku, i cili u arrestua për t’u ekstraduar drejt Italisë.

Durim Keçi është dënuar për “Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, sipas Kodit Penal italian.

/tvklan.al