Një zyrtar i AKU-së (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit) ka rënë në pranga të policisë së Tiranës. 33-vjeçari Etrit Berisha, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU-së Tiranë ishet shpallur në kërkim.

Ai së bashku me Indrit Korbi, tashmë i arrestuar, akuzohen për korrupsion.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dy inspektorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, duke ushtruar presion i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij.

Biznesi ishte bllokuar disa muaj më parë nga AKU, Drejtoria Rajonale e Tiranës./tvklan.al