Një ish-agjent i CIA është arrestuar për akuzën e mbajtjes së paligjshme të informacionit të klasifikuar. Sipas departamentit amerikan të drejtësisë, Jerry Chun Shing Lee u arrestua të hënën sapo mbërriti në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork.

Ai ka punuar për CIA-në në periudhën kohore 1994-2007 dhe më pas u nis për në Hong Kong. Kur u kthye në SHBA në vitin 2012, agjentët e FBI-së kontrolluan dhomën e hotelit të tij në Havai dhe Virxhinia dhe aty gjetën dy blloqe të vegjël shënimesh që përmbanin të dhëna sekrete. Sipas departamentit amerikan të drejtësisë, aty ndodheshin shënime të shkruara me dorë me detaje të hollësishme për emrat e vërtetë të agjentëve të CIA-s dhe numrat e telefonave të punonjësve të fshehtë.

53-vjeçari Jerry Chun Shing Lee akuzohet për mbajtje të paligjshme të informacionit që ka të bëjë me mbrojtjen kombëtare dhe mund të përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg nëse dënohet. Vet ai nuk ka bërë asnjë koment publik për këtë çështje. /

tvklan.al