Një oficer i policisë së krimeve në komisariatin e Durrësit u arrestua me urdhër të prokurorit Arian Ndoja, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Krenar Behari, oficer i policisë kriminale po hetonte një konflikt për një rast të dhunës në familje.

Veprimet për dosjen përkatëse mësohet i drejtonte prokurori Ndoja, ndërsa mësohet se ky i fundit i ka deleguar Beharit një listë të veprimeve që duhej t’i kryente.

Por pas hetimeve të kryera, prokurori ka vërejtur se oficerit i mungonin në dosje disa nga veprimet që ai i kishte deleguar afërsisht një muaj më parë. Për këtë shkak prokurori Ndoja me iniciativë, ka vendosur arrestimin e oficerit Krenar Behari, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tv Klan