Valbona Xeka, një nga këngëtaret e rrymës pop dhe popullore është arrestuar nga policia e Korçës.

41-vjeçarja, me banim në Fushë-Krujë, është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa po udhëtonte drejt Maqedonisë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, së qytetit juglindor, pas kontrollit të ushtruar në automjetin e saj, tip “Mercedez-Benz”, me targë AA181ET është gjetur kanabis.

Në çantën personale të saj policia ka gjetur 12 gram kanabis./

tvklan.al