Angel Maria Villar është arrestuar nga policia spanjolle në kuadër të një operacioni antikorrupsion.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit u prangos sëbashku me të birin dhe 10 persona të tjerë paraditen e së martës në një operacion të gjerë.

Policia kontrolloi edhe zyrat e federatës spanjolle në Madrid, ato rajonale dhe banesa për të siguruar prova.

Ata akuzohen për shpërdorim fondesh dhe falsifikim të dokumentacionit në organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Angel Maria Villar u rizgjodh këtë vit në postin e kreut të futbollit spanjoll. Villar është president i Federatës Spanjolle prej vitit 1998. Ai është zv/President i UEFA-s dhe FIFA-s.

/Tv Klan