1Një shqiptar është arrestuar nga policia gjermane si kultivues i lëndëve narkotike.

Shtëpinë e tij në Minden, në veriperëndim të Gjermanisë, ai e kishte kthyer në një fermë gjigante të kultivimit të hashashit. Në të gjitha katet rriteshin mbi 1 mijë rrënjë të tilla.

Ai kishte krijuar kushte optimale artificiale, përmes sistemeve të sofistikuara të ndriçimit ujitjes dhe ngrohjes.

Vlera e rrënjëve të sekuestruara nga policia arrinte në 200 mijë euro.

Ai u kap nga qeni i policisë teksa po përpiqej të arratisej nga dritarja e bodrumit të shtëpisë. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Tabloidi gjerman Bild shkruan se informacioni, policisë iu servir nga një burim konfidencial.

Tv Klan