Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 44 –vjeçar, pasi me anë të mashtrimit ka mbifaturuar faturat e produkteve të cilat blinte për konsum në restorantin ku ishte i punësuar.

Romeo Meçaj, 44 vjeç, banues në Vlorë  me funksion punonjës kuzhinier në një bar-restorant në lagjen ”Uji i Ftohtë”, për rreth 8 muaj, me anë të mashtrimit, ka furnizuar restorantin me produkte të ndryshme duke mbifaturuar në mënyrë fiktive faturat e mallrave.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Mashtrimi”, të parishikuar nga neni 143 të Kodit Penal.

/tvklan.al