Vjen edhe lajmi për arrestimin në flagrancë të zyrtarit të tretë në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, Shkodër.

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Shkodër ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor Ruzhdi Mashkun, 57 vjeç, me detyrë ndihmës specialist, kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Muriqan.  Ai akuzohet pwr ‘’Shpërdorim detyre’’ në bashkëpunim.

Më herët, policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e dy doganierëve, Arlind Mitku dhe Gazment Kruja, sidhe të shtetasit Altin Okaj, i cili kaloi në pikën kufitare pa ju nënshtruar procedurave doganore me 13 thasë me sheqer me peshë 650 kg, dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg.

SHÇBA tha se nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se Ruzhdi Mashku nuk ka regjistruar në hyrje të Pikës Kufitare të Muriqanit shtetasin Altin Okaj me automjetin e tij.

Okaj është arrestuar në flagrancë 300 metra nga pika e Kalimit të Kufirit Muriqan nga forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./tvklan.al