Kryetari i Bashkisë së Pustecit në Korçë, Edmond Themelko është arrestuar nga autoritetet maqedonase pasditen e sotme. Ai është dërguar në burgun e Shutkës ku do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.

Sipas mediave maqedonase, Themelko u vetëdorëzua në komisariatin e policisë pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar një ditë më parë nga gjykata. Edmond Themelko është i akuzuar për rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore.

Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakieski.

Sipas akuzës, banorëve të minoritetit maqedonas në Pustec, u janë dhënë letërnjoftime dhe direktivat nga Edmond Themelko se për cilën parti të votojnë në zgjedhjet e Maqedonisë.

/tvklan.al