Burak Akar, një 24 – vjeçar nga Turqia është arrestuar nga autoritetet në Portin e Durrësit.

Ai u ndalua në terminalin e përpunimit të pasagjerëve, pasi tentoi të udhëtonte në mënyrë të kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës – Bari, me një pasaportë e cila, sipas policisë, dyshohet se është e falsifikuar.

Mbi të riun rëndon akuza e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave./tvklan.al