Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për një plagosje me armë të ndodhur në 11 Korrik në kryeqytet.

Në pranga ra Ali Mena, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg në mungesë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Pesë muaj më parë, në rrugën “Sabaudin Grabani” pas një konflikti të çastit midis shtetasve A.F. dhe E.F., me shtetasit Ali Mena e Xh.V., ka ngelur i plagosur me armë zjarri  Xh.V. /

tvklan.al